Kaloni te përmbajtja
731 2
Të gjitha turet

Kulturë

Tour historik: Gjurmët e Luftës Italo-Greke

Këlcyrë

Ky udhëtim ju çon në një nga zonat më të rëndësishme të luftimeve të Luftës Italo-Greke të viteve 1940–1941

Kohëzgjatja
6
Vështirësia
E lehtë
Madhësia e grupit
4–20 persona
Muajt më të mirë
Sep – May
Distanca
2.5 km
Itinerari
Vajtje-ardhje

Rreth këtij turi

Ky udhëtim ju çon në një nga zonat më të rëndësishme të luftimeve të Luftës Italo-Greke të viteve 1940–1941. Përmes vizitës në mini-muzeun e Bujtinës Peshtan, rrëfimeve të banorëve vendas dhe ecjes drejt Grykës së Ujkut, do të njiheni me historitë dhe kujtimet që kanë mbetur të gjalla në këtë krahinë. Pas një dreke tradicionale me mikpritjen e banorëve të Peshtanit, udhëtimi vazhdon drejt masivit të Trebeshinës, në Kuotën 731, një nga vendet ku u zhvilluan betejat më të ashpra të kësaj lufte. Beteja e Kuotës 731 u zhvillua nga 9 deri më 24 mars 1941, gjatë ofensivës italiane të pranverës. Ky është një udhëtim që ndërthur historinë me kujtesën lokale, natyrën dhe trashëgiminë kulturore të zonës.

Itinerari

  1. 10:00Fshati Peshtan

    Mirëpritja në Bujtinën Peshtan, prezantimi i zonës dhe njohja me historinë e fshatit gjatë Luftës Italo-Greke. Vizitë në mini-muzeun pranë bujtinës, ku vizitorët njihen me objekte, dëshmi dhe materiale historike të lidhura me luftën. Pjesë e rëndësishme do të jetë rrëfimi i historive lokale nga banorët e zonës.

  2. 11:00hiking Gryka e Kelcyres

    Një ecje rreth 45 minuta drejt vendit të njohur si Gryka e Ujkut. Gjatë kësaj ndalese vizitorët njihen me terrenin, pozicionet dhe rëndësinë strategjike të kësaj gryke gjatë luftimeve.

  3. 12:00Bujtina Peshtan

    Një drekë me gatime tradicionale të zonës, mikpritje vendase dhe mundësi për të dëgjuar më shumë histori e kujtime nga banorët.

  4. 14:30Nisja per vendin kuota 731

    Nisja drejt masivit të Trebeshinës dhe Kuotës 731. Gjatë vizitës do të prezantohet rëndësia historike dhe strategjike e kësaj lartësie, ku u zhvilluan luftime tepër të ashpra gjatë Luftës Italo-Greke.

  5. 15:30Visite ne Kuoten 731

  6. 17:00Përmbyllja e vizitës

Pikat kryesore

  • Village Peshtan
  • Kuota 731
  • Gryka e Kelcyres

Vendet në këtë tur

731 1

Partnerët vendas në këtë tur

Peshtan 2

Hotele & Bujtina

Tepelene

BUJTINA PESHTAN

Bujtina Peshtan ndodhet në fshatin piktoresk të Peshtanit, në Bashkinë e Tepelenës, brenda Grykës së mrekullueshme të Këlcyrës dhe në kufi me Parkun Natyror të Zagorisë.

Partner i Visit Këlcyra

Kërkoni këtë tur

€25–35